Ballina Flash

FUTBOLL – Guardiola: Aguero pranë transferimit te Barcelona

LONDËR, 24 maj /ATSH-DPA/ – Sergio Aguero është afër pranimit të një marrëveshje për të kaluar te Barcelona, ​​sipas menaxherit të Manchester City, Pepe Guardiola.

Argjentinasi 32-vjeçar do të përfundojë një dekadë rekord në këtë klub pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Chelsea në Porto.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Cityt ishte lidhur shumë me një transferim falas te Barcelona, pasi skadon kontrata e tij këtë verë dhe shefi i tij Guardiola, një ish-trajner i gjigantëve të La Liga, konfirmoi se ishte destinacioni i tij i mundshëm.

“Jam i sigurt, mbase zbuloj një sekret, se ai është afër të pranojë një marrëveshje për klubin e zemrës sime, Barcelonën”, tha Guardiola në BBC./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNYT: Për herë të parë popullsia botërore drejt rënies
Artikulli tjetërFinalizohet operacioni “Karaburuni”/ Sekuestrohen 577 kg lëndë narkotike, në pranga 3 persona