Ballina Flash

Ndodh edhe kështu… për një picë

BAMBERG, 23 maj /ATSH-DPA/ – Një dërgesë e thjeshtë picash doli nga kontrolli në Bavarinë jugore dje në mbrëmje, kur shpërndarësi fatkeq i dorëzoi mallin klientit të gabuar.

Duke supozuar se banori i parë që takoi në adresën e saktë kishte porositur atë ushqimin, shoferi 26-vjeçar ia dorëzoi atij picën.

Në fakt, ajo picë ishte për një tjetër person, në të njëjtin bllok, në qytetin Grafenau në Gjermaninë jugore.

“Banori 31-vjeçar pagoi për picën, por u zemërua kur pa që nuk ishte ajo që ai kishte porositur”, tha policia.

Shpejt banorët e uritur dhe shpërndarësi u përfshinë në një grindje të dhunshme, që përfundoi me dëmtimin e makinës së dorëzimit, kur një person u shty dhe u përplas pas derës së saj.

Policia shpjegoi se ata ende nuk e dinin rrjedhën e saktë të ngjarjeve që çuan në dhunë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Defender 21” në Tiranë/ Qytetarët entuziast, ushtarët e SHBA për ATSH: Shqipëria shumë e bukur, do kthehemi si turistë
Artikulli tjetërFunar Fest, Balla: Këto festa i shërbejnë promovimit të bukurive natyrore të Elbasanit