Ballina Uncategorized

Real Madrid denoncon Interin për mashtrim

TIRANË, 7 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-Transferimi i Luka Modriç te Inter po kthehet në një makth për të dyja skuadrat, si nga Real Madrid, që nuk kërkon të privohet nga mesfushori, ashtu edhe nga ana e Interi e tifozët e tij, që presin me padurim ardhjen e mesfushorit.

Ndërsa pritet një takim sqarues mes kroatit nënkampion bote dhe Presidentit Florentino Perez, klubi madrilenë ka denoncuar Interin në Federatën Europiane të Futbollit.

Sipas “El Mundo Deportivo”, skuadra “merengues” ka kërkuar ndihmën e UEFA-s për të ndalur largimin e kroatit. Arsyeja është se paratë të cilat Interi do të përdorë për blerjen e Modriç janë të paligjshme. “Modric është i tentuar nga oferta e Interit dhe agjentët e tij kërkojnë që lojtari të transferohet në Itali sezonin tjetër, ashtu sikurse Jorge Mendes përi me Cristiano Ronaldo. Oferta e Interit është 15 milionë të paguara që tani për huazimin dhe 20 milionë pas një viti. Një shumë e ulët për mesfushorin më të mirë në botë”, shkruan e përditshmja spanjolle, duke cituar burime nga klubi madrilene.

“Por Real po kërcënon Interin që të lërë në mes bisedimet, duke iu drejtuar UEFA-s për shkak të Fair Play Financiar. Sipas skuadrës “merengues”, zikaltërit do të paguajnë një pjesë të kësaj shumë nga paratë që vijnë direkt nga sponsorizimet e Suning. Ashtu sikurse PSG bëri një vit më parë me Neymar. Inter i ofron një kontratë 4-vjeçare lojtarit, me vlerën e 10 milionë euro në sezon dhe i garanton tërheqjen nga sporti në Kinë, me një kontratë maramendëse”, thotë “El Mundo”.

Sakaq mediat Italiane thonë se Juventus është duke vëzhguargjithë këtë situatë dhe nëse do hidhet në merkato është gati të befasojë zikaltërit për të “rrëmbyer” Modriç-in si një alternativë dinjiztoze për Pjaniç./a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBeyonce zbulon prejardhjen dhe vjen me një rrëfim ndryshe për “Vogue”
Artikulli tjetërVucaj zgjidh konfliktin me Vllazninë, gati firma me Luftëtarin