Ballina Flash

WhatsApp, një opsion fsheh bisedat e padëshiruara

SAN FRANCISKO, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Disa zhvillues kanë identifikuar, brenda një versioni beta të WhatsApp, një opsion që do të jetë i përshtatshëm për përdoruesit që kanë shumë grupe nga ku nuk dëshirojnë të largohen, por që do të donin t’i fshihnin.

Sipas një raporti nga WABetaInfo, kjo është aftësia për të klikuar një buton për të mbajtur të fshehura përgjithmonë bisedat e arkivuara.

Një opsion për t’u aktivizuar manualisht, por një herë e përgjithmonë: pasi biseda të arkivohet, ajo nuk do të kthehet më në plan të parë, edhe nëse një përdorues dërgon një mesazh të ri nga grupi.

Deri më sot, në fakt, megjithëse ekziston mundësia për të çaktivizuar njoftimet zanore dhe pamore (numri si një distinktiv) për grupe të caktuara, këto sërish dalin në pah kur një nga anëtarët shkruan diçka ose poston foto dhe video.

Natyrisht, gjithmonë mund të zgjidhni të rivendosni gjendjen e mëparshme dhe të ktheni bisedën e arkivuar në mënyrën tradicionale./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFalja e sanksioneve administrative/ DPT: Kusht plotësimi i deklaratës së të ardhurave brenda 30 qershorit
Artikulli tjetërCOVID-19 – Von der Leyen: BE ofron 100 milionë doza vaksinash për vendet e varfra