Ballina Flash

COVID-19 udhëton midis trurit dhe mushkërive

ROMË, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Prania e virusit SARS-CoV-2 është dokumentuar jo vetëm në zonat e frymëmarrjes në kontroll të trurit, por, për herë të parë, është zbuluar rruga e tij midis mushkërive dhe trurit përgjatë nervit vagus.

Kjo mund të lexohet në një studim, të sapobotuar në Journal of Neurology, rezultat i një bashkëpunimi midis patologëve, neurologëve dhe reanimatorëve italianë.

“Ekzaminimet në mikroskop dokumentojnë praninë e neuroneve të dëmtuara që përmbajnë virusin, veçanërisht të përqendruar në bulbin ose palcën e zgjatur”, shpjegon Gaetano Bulfamante, autori i parë i artikullit.

“Në të njëjtën kohë, kemi vërejtur një aktivizim të jashtëzakonshëm të qelizave G që tregon një përgjigje inflamatore të lidhur me infeksionin”, shtoi ai.

Sipas shkencëtarëve, të dhënat më me interes janë prania e virusit Sars-CoV-2 në fijet nervore vagus që lidhin bulbin e palcës me mushkëritë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria emëron bordet e përkohshme të ndërmarrjeve publike
Artikulli tjetërFRANCË – Le Maire: Rritje e mëtejshme e investimeve në Europë