Ballina Ekonomi

Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit llogaritet mbi 20 mijë MWh

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten rreth 365 m3/s, ndërsa prodhimi është mbi 20 mijë  MWh.

“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 365 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 296.64 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.76 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 75.21 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së hënës nga KESH, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 7250 MWh, në Koman 8900 MWh dhe në Vaun e Dejës 4140 MWh. /m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi në Bubq/ Në fund të verës, 120 familje apartamente të reja në 7 pallate dhe 75 banesa individuale
Artikulli tjetërKadilli dorëzon zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PD-së: Në garë për të shërbyer dhe jo për t’u shërbyer