Ballina Flash

Sputnik Light publikon çmimin tavan për një dozë

MOSKË, 17 maj /ATSH-ANSA/ – Qeveria ruse ka vendosur tavanin e 342 rublave dhe 36 kopekëve (3,8 euro) për një dozë të Sputnik Light, raportoi Interfax.

“FAS (Fondi Federal Antimonopol) miratoi 342,36 rubla si çmimin maksimal të Sputnik Light”, deklaruan autoritetet.

”Shpërndarja e vaksinës do të fillojë pasi regjistrimit të çmimit të shitjes”, deklaroi FAS.

Sputnik Light është vaksina e katërt e brendshme e aprovuar në Rusi për të frenuar koronavirusin dhe lindi nga ”një brinjë e vëllait të madh Sputnik V”.

Edhe kjo vaksinë bëhet me një dozë të vetme./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZhupa: Nëse zgjedhjet do ishin të ndershme, Basha do jepte dorëheqjen
Artikulli tjetër4-mujori 2021/ Të ardhurat buxhetore u rritën 19 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar