Ballina Flash

Roger Federer nxjerr në ankand ish-pajisjet për bamirësi

BERLIN, 29 prill /ATSH-DPA/ – Ylli i tenisit, Roger Federer do të nxjerrë në ankand disa nga pajisjet e tij të vjetra për qëllime të mira, midis artikujve këpucët nga fitorja e tij në Ëimbledon ndaj Rafael Nada,l në 2007 dhe një raketë nga triumfi në Open French në 2009.

“Një total prej 20 pjesësh nga fitoret e tij në Grand Slam do të ofrohen në ankand në një ngjarje në internet më 23 qershor”, tha shtëpia londineze e ankandeve Christie’s.

Përveç kësaj, rreth 300 artikuj nga karriera e tij do të paraqiten për një ofertë në internet më 23 qershor-14 korrik.

Të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Roger Federer, që ndihmon fëmijët në Afrikë dhe Zvicër të kenë qasje në arsim./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak70 vjet nga krijimi/ Aviacioni Ushtarak shqiptar në periudhë modernizimi dhe ringritjeje
Artikulli tjetërAlibeaj: Do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin që qytetarët na dhanë në zgjedhje