Ballina Ekonomi

Rezerva valutore/ BSH: Euroja përbënte 64.9 % të totalit

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Monedha e përbashkët europiane euro, përbën pjesën më të konsiderueshme të rezervës valutore në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se në fund të vitit 2020 euroja përbënte 64.9 % të totalit të rezervës valutore, e ndjekur nga dollari amerikan me 19 %, SDR me 5.8 %, ari me 3.5 %, paundi britanik me 2.1 %, jeni japonez me 2 %, renminbi kinez me 1.5 % dhe dollari australian me 1.5 %.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë përfshiu për herë të parë edhe monedhën kineze dhe atë australiane në valutat në të cilat mbahet rezerva valutore e vendit.

Në fund të vitit të kaluar rezerva valutore e Shqipërisë kishte vlerën e 3.94 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore të vendit u rrit 17.3 % me bazë vjetore, në fund të 2020-ës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kosovë/ 327 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete
Artikulli tjetërCOVID-19 – Kroacia regjistron 2 904 raste të reja dhe 44 vdekje