Ballina Flash

Gjen në garazh… iridium-192!

FRANKFURT, 27 prill /ATSH-DPA/ – Një pastrim i thjeshtë garazhi u kthye në një aksident të rëndë për shërbimet e urgjencës në qytetin gjerman Neu-Isenburg, në jug të Frankfurtit, kur pronari i garazhit zbuloi një kanoçe që përmbante materiale radioaktive.

Ai nuk u dëmtua nga ekspozimi ndaj substancës.

”Qytetari u dërgua në spital si një masë paraprake, por u la menjëherë pas”, theksoi një zëdhënës i policisë.

Kanoçja me veshje plumbi në fjalë kishte shkruar “mineral uraniumi” duke e nxitur atë të thërriste policinë dhe më vonë u zbulua se përmban iridium-192, një izotop radioaktiv i iridiumit.

”Materiali emetonte një nivel të ulët radioaktiviteti”, theksuan shërbimet e urgjencës. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi këmbimit/ Leku humb terren në raport me euron dhe dollarin
Artikulli tjetërDPT: Çregjistrim të pajisjeve fiskale në rast përdorimi të një zgjidhjeje softuerike të certifikuar