Ballina Flash

Dibër/ Numërohen 121 qendra votimi nga 227, kryeson PS

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në qarkun e Dibër deri tani janë numëruar votat në 121 qendra votimi nga 227 gjithsej në këtë qark.

Referuar të dhënave të deri tanishme Partia Socialiste kryeson. Deri tani Partia Socialiste numëron 16 930 ose 45.34% të votave.

Partia Demokratike numëron 16293 vota ose 43.64% të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani ka 2667 vota ose 7.14%, ndërsa PSD ka marrë 297 vota ose 0.80%. Partia Lëvizja për Ndryshim ka 262 vota ose 0.70%. Partia Lëvizja e Re ka marrë 94 vota ose 0.25%.

Partia Nisma Thurje ka marrë deri tani 55 vota apo 0.15%, ndërsa Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare merr 64 vota ose 0.17%. Kandidati i Pavarur Elton Debreshi ka marrë 464 vota ose 1.24%.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi i këmbimit/Leku forcon pozitat me dollarin, humb terren me euron dhe paundin britanik
Artikulli tjetërQarku Gjirokastër/Numërohen 133 qendra votimi nga 207, PS fiton në Përmet