Ballina Flash

Apple aplikon rregullat e reja për konfidencialitetin e të dhënave

SAN FRANÇISKO, 25 prill /ATSH-AFP/ – Duke nisur nga e hëna, përdoruesit e iPhone do të kenë zgjedhje, për çdo aplikacion në telefon, për të pranuar apo refuzuar për t’u gjurmuar, në sajë të një azhurnimi nga Apple, potencialisht me pasoja për ekosistemin publicitar, në të cilin mbretëron Facebook dhe Google.

Dy modele po përballen në Silicon Valley, gjiganti i elektronikës shet smartfonët, tabletët dhe kompjuterat e tij me një çmim të lartë, ndërsa dy fqinjët e tij ofrojnë shërbime falas, në mënyrë implicite në këmbim të të dhënave të përdoruesve të internetit, të cilat përdoren për t’i dërguar atyre reklama shumë të synuara, në një shkallë shumë të madhe.

Ky model ekonomik dominant është kritikuar prej kohësh nga shoqëria civile (shoqata, akademikë) dhe është sfiduar periodikisht nga ligjet në Europë dhe Kaliforni ose kompani më pak të njohura.

Por marka e mollës, me një miliard iPhone të saj aktivë në botë, ka aftësinë të ndryshojë zakonet./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Edhe një orë për të votuar, edhe një orë për të vendosur 4 vitet e ardhshme
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2789 testime, 712 të shëruar, 128 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit