BUENOS AIRES, 24 prill /ATSH-ANSA/ – Një i ri argjentinas u bë pronari i domeinit te gjigantit ”Google” për vetëm disa orë.
Eshtë ngjarja e pazakontë që ndodhi mbrëmë në Argjentinë, ku një problem teknik ose një pakujdesi në sistemin e regjistrimit të domenit në Internet lejoi Nicolas Kurona të blinte faqen google.com.ar, duke e larguar kështu nga gjiganti i Mountain View.
Ndërsa faqja globale google.com funksionoi pa gabime, faqja lokale mbeti e shkëputur derisa situata të zgjidhej në mesnatë.
Disa orë më vonë, një zëdhënës i kompanisë theksoi se “problemi në lidhje me hyrjen në google.com.ar ishte zgjidhur. Ne kërkojmë falje për shqetësimin që mund të ketë shkaktuar kjo situatë dhe ne po vazhdojmë të hetojmë shkaqet “.
Në Twitter, vetë Kurona tregoi se çfarë ndodhi. “Unë shkova në http://nic.ar, pashë emrin e http://google.com.ar të disponueshëm dhe e bleva atë legalisht,” shpjegoi ai.
“E gjitha është e ligjshme, unë kam faturën e blerjes, kështu që jam i qetë”, shtoi ai.
Situata ndezi një valë mesazhesh tallëse në internet, ndërsa është ende e paqartë se çfarë ndodhi. /os/





















