Ballina Lifestyle

Dokumentari për Paul Walker, lidhja e veçantë e tij me të bijën

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ – Të afërmit dhe njerëzit më të dashur të Paul Walker flasin për aktorin që humbi jetën në mënyrë tragjike nga një aksident në 2013, në një dokumentar për jetën e tij.

Ata thonë se 40-vjeçari e adhuronte vajzën e tij Meadow, e cila ishte vetëm 15 vjeç kur i ati ndërroi jetë.

“Ai e adhuronte të ishte baba. Ishte mjaft krenar për të”, ka rrëfyer i vëllai, Cody në një intervistë për “People”.

Vajza e tij adoleshente shkoi në Kaliforni për të qenë me të atin një vit para tragjedisë, pasi u rrit me të ëmën në Hawaii, pasi ata të dy ishin shumë të lidhur. E ëma e Paul, Cheryl, flet për gëzimin që ndjente duke ndihmuar çdo ditë të mbesën në shkollën e kërcimit.

Paul e shoqëronte gjithmonë të bijën dhe ajo ishte shumë e ëmbël, thotë Cody, dhe mëngjesin e vdekjes së tij më 30 nëntor 2013 ata kishin ngrënë mëngjes bashkë, dhe e kishin lënë që do të dilnin më vonë për dekorimet e pemës së Krishtlindjeve. /a.a//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTatimet bllokojnë aktivitetin për 375 subjekte me shkelje të ligjit
Artikulli tjetërNga “3 lëndë në 6 orë” tek reduktimi i qeseve plastike, 6 nismat që morën jetë nga qytetarët