PARIS, 3 gusht /ATSH-AFP/ – Me temperatura rekord, turistë dhe banorë që freskohen në lumenjtë e qyteteve, të vdekur nga i nxehti dhe akullnaja që shkrihen, vala e të nxehtit vazhdon të pllakosë edhe këtë të premte pothuajse të gjithë Europën Perëndimore.
– Temperatura rekord –
“Kryesimin e mban Portugalia, me 45,2 gradë Celsius në Alvega, rreth 150 kilometra nga Lisbona, një rekord historik. Në vend, temperaturat kanë kaluar 40 gradë Celsius”, sipas shërbimeve meteorologjike.
“Në Spanjën fqinje nuk bën aspak më fres pasi kjo e premte do të jetë një prej ditëve më të nxehta të verës me 40 gradë Celsius në Madrid, 42 gradë Celsius në Sevilje, në Andaluzi dhe 44 gradë Celsius në Badajoz, në Estremadure”, sipas agjencisë meteorologjike.
Këto temperatura kanë shkaktuar gjatë kësaj jave dy të vdekur, një punonjës që punonte në një autostradë dhe një 78-vjeçar që po punonte në kopshin e tij.
Në anën tjetër të Europës, Suedia, pasi ka regjistruar muajin korrik më të nxehtë që prej 250 vitesh, vazhdon të përballet me temperatura shumë të larta për këtë vënd nordik që arrijnë deri mbi 30 gradë Celsius.
Shumica e vëndeve vazhdojnë ende të jenë të prekura nga temperatura që kalojnë 30 gradë Celsius, me 32 gradë Celsius në Londër, deri në 35 gradë Celsius në Holandë, ku vendi po përballet me një mungesë të madhe uji, 34 gradë Celsius në Belgjikë…
Italia, pas 40 gradë Celsius në fillim të javës në Sardenja dhe në veri të vendit, i është rikthyer temepraturave prej 35 gradë Celsius, të zakonshme për këtë vend mesdhetar.
Në Francë, 66 nga 95 rajone janë në alarm me temperatura që kalojnë 30 gradë Celsius pothuajse kudo, përveç pjesës veriperëndimore dhe 40 gradë Celsius në jug.
Në Portugali, Spanjë, Francë, shërbimet meteorologjike parashikojnë endetemperatura të larta.
Në Suedi, vala e pazakontë e të nxehtit ka shkaktuar një ndryshim gjeografik të madh. Vendi ka humbur pikën e tij kulminante. Kjo e fundit ishte në fajt një akullnajë, maja jugore e Kebnekaise, në Arktik.
Por, kjo e fundit ka humbur vetëm në muajin korrik 14 centimetra në ditë dhe është kaluar tashmë nga maja veriore e Kebnekaise, që është bërë tashmë pika më e lartë e Suedisë me 2096,8 metra./
/ec/





















