Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Reshjet e shiut shtojnë prurjet me 340 m3/s

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se reshjet e shiut gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë rritur prurjet në kaskadën e Drinit në sasinë e 340 m3/s, ndërsa prodhimi është 20 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 340 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 293.50 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.97 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.95 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së martës nga KESH, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 7 400 MWh, në Koman 8 400 MWh dhe në Vaun e Dejës 4 200 MWh. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJAPONI – Gjendje e jashtëzakonshme përballë përkeqësimit të pandemisë së COVID-19
Artikulli tjetërEksportet “Made in Albania” u rritën me 78.6 % në mars krahasuar me një vit më parë