Ballina Lajme nga Vendi

Plava e Gucia, një ftesë për t’i vizituar

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ – Vetëm 3 orë rrugë larg nga Tirana, Plava e Gucia ofrojnë pamje të jashtëzakonshme dhe një mundësi të shkëlqyer për të pushuar ndryshe në këtë sezon veror.

Në përfundim të vizitës së tij në Plavë e Guci, Presidenti Ilir Meta sjell pamje të këtyre viseve të jashtëzakonshme bashkë me ftesën për t’i vizituar ato sa më parë.

“Në përfundim të vizitës sime të mrekullueshme në Plavë e Guci nuk mund të mos ju përshëndesja me një video të përgatitur aq mjeshtërisht nga fotografi i shquar shqiptar, Alex Selimaj. I ftoj të gjithë ata që nuk e dinë, se rruga nga Tirana në Vermosh është e shkëlqyer dhe ju mundëson që për rreth 3 orë të shkoni në Plavë e Guci, për të parë këto vise të jashtëzakonshme, të pakrahasueshme dhe hyjnore”, shprehet Presidenti.

/m.m//e.caushi

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë-Monumentet e kulturës, 14 500 turistë vizituan kalanë e Porto Palermos
Artikulli tjetërSHBA – Apple kalon vlerën rekord të 1 000 miliardë dollarëve!