Ballina Flash

Mitsotakis adopton… Kikirikun!

ATHINË, 19 prill /ATSH-ANA/ – Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka adoptuar një qen endacak duke e çuar atë në rezidencën qeveritare, Maximos.

Kryeministri Mitsotakis postoi një foto në llogarinë e tij në Facebook duke marrë edhe komplimente për gjestin e tij.

”Kikiriku hyri në jetën tonë! Ai na zgjodhi neve, kur dy javë më parë vizituam Shoqatën e Mirëqenies së Kafshëve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kafshëve Endacake”, shkruan ai.

”Hapini edhe ju krahët dhe adoptoni dhe shpëtoni një kafshë endacake!”, ishte apeli i kryeministrit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat antikovid/ Shtyhet bllokimi i pikës së kalimit kufitar Kapshticë deri më 26 prill
Artikulli tjetërBasha, biseda me kryetaren e konservatorëve britanikë dhe këshilltarin e bordit të Tregtisë