TIRANË, 16 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten 350 m3/s, ndërsa prodhimi është 17704 MWh.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 350 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 293.82 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.48 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.15 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 5711 MWh, në Koman 7732 MWh dhe në Vaun e Dejës 4261 MWh. /j.p/r.e/












