Ballina Flash

FUTBOLL – Perez rizgjidhet president i Realit të Madridit

MADRID, 13 prill /ATSH-DPA/ – Florentino Perez do të mbetet president i Real Madrid deri në 2025, pas kandidimit për rizgjedhje, deklaroi klubi spanjoll.

Procesverbalet e takimit zbuluan se vendimi u mor pas 14 minutash gjatë një video-konference, pasi një takim fizik nuk ishte i mundur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Perez, në detyrë që nga viti 2001, me një pauzë nga 2006 në 2009, do të ketë si zëvendës  Fernando Fernandez Tapias, Eduardo Fernandez de Blas dhe Pedro Lopez Jimenez.

Sipas medias spanjolle, Perez është i bindur se hapja e stadiumit të rinovuar ”Santiago Bernabeu” do të fillojë një epokë të re ekonomike për klubin, i cili ka yjet e ”Paris Saint-Germain” Kylian Mbappe dhe sulmuesin e ”Borussia Dortmund”, Erling Haaland si qëllime transferimi. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAta janë e shkuara dhe koha e tyre ka mbaruar/ PS synon 20 mandate në Tiranë
Artikulli tjetërGjiknuri: Zhvillimi i Vlorës i garantuar me votën për Partinë Socialiste