Ata janë e shkuara dhe koha e tyre ka mbaruar/ PS synon 20 mandate në Tiranë

TIRANË, 13 prill /ATSH/ Elisa Spiropali, kandidate e PS për deputete në qarkun e Tiranës, ka deklaruar se, “Partia Socialiste dhe Edi Rama do fitojnë në zgjedhje e 25 prillit, pasi shqiptarët e kanë kuptuar se ky është modeli i qeverisjes që duan dhe nuk dëshirojnë të kthehen pas tek Ilir Meta dhe Sali Berisha”.

Gjatë një interviste televizive, Spiropali, tha se është e pakuptueshme që Ilir Meta është përfshirë në zgjedhje. Ajo tha se PS synon 20 mandate në Tiranë, 9 në Vlorë e 10 në Fier.

“Nuk e kuptojmë këtë, Presidenti i Republikës s’ka arsye pse të marrë pjesë në zgjedhje dhe duhet të rrijë në Presidencë e më pas të shkoj në shtëpinë e tij dhe jo të shkoj në hotelet e Vlorës, nuk duhet të takoj element të OFL, nuk duhet të merret me fushatë elektorale. Presidenti i Republikës përfaqëson të gjithë dhe nuk është Presidenti i gruas dhe kryetari i partisë së gruas. Kaq e thjeshtë është dhe këtë duhet t’ja kërkoni ju Presidentit të Republikës, kur them ju, e kam fjalën për gazetarët, njerëzit, publikun. Turp i madh!. Kandidon Edi Rama në Vlorë prandaj… Po dhe në Durrës i kanë nisur ata, e keni parë se çfarë bëhet edhe në Durrës, një lehje përtej çdo kufiri të arsyes, por në Vlorë është përqendruar edhe vetë. Është krejtësisht e papranueshme që Presidenti të të qëndrojë në Vlorë dhe të marri pjesë dhe në fushatë vetëm se kryeministri është aty”, u shpreh Spiropali.

“Ne vijojmë fushatën normalisht, ne do ti marrim 9 mandate në Vlorë, ashtu siç do të marrim 10 mandate në fier, siç do marrim 19-20 mandate në Tiranë. 19 i kemi të blinduara dhe synojmë mandatin e 20 dhe i kemi të gjitha mundësitë dhe kemi punën që i justifikon mandatet. Fushata jonë është krejt normale, ne duhet të jemi në terren, po Presidenti ç’punë ka në terren?” – tha Spiropali.

Spiropali tha se PS po mbron me vaksinën njerëz, ndërsa opozita po i infekton ato.

“Ne kemi mbrojtur njerëzit. i kemi ruajtur dhe jemi në mes të procesit të vaksinimit, pasi është e vetmja rrugë për të kaluar pandeminë. Ne mbrojmë, vaksinojmë, ata infektojnë nëpër ca turma pa formë. Lulzim Basha hipën dhe në makinë, domethënë, ai nuk infektohet, ju të tjerët infektohuni s’ka problem. Diferenca është shumë e qartë dhe nga ana estetike e takimeve. Është pak ndryshe, për të gjithë ne që jemi mësuar me takime të mëdha dhe jemi mësuar me shtrëngime duarsh, përqafime dhe gjithçka tjetër që shkon në fushatën elektorale. Kjo distanca që mbajmë me njëri-tjetrin ka vështirësuar kontaktin personal, por mesazhi udhëton më mirë, sepse bënë takime me 20 persona në një oborr shtëpie, apo takime më të vogla me grupe interesi, ku ti flet dhe flasin dhe ata, duke marrë përgjigje. Nuk janë vetëm takime që mban fjalim vetëm personin që shkon për të folur dhe pastaj largohen njerëzit. Është intensifikuar komunikimi. Unë mendoj që ka qenë një fushatë e çuditshme, por e bukur. Unë kam bërë disa takime në distancë, takime të mëdha duke qenë krejt qartë për distancën që duhet të kishte mes karrigeve”, – tha Spiropali.

Duke folur për zonën e Kamzës, ajo tha se ky zonë e ka kuptuar ndryshimin e madh mes qeverisjes së mëparshme dhe modeli të Partisë Socialiste në drejtim.

“Ka shumë gjëra të pabëra, por unë kam një fushatë në qarkun e Tiranës që është shumë specifike, drejtuese politike e Kamzës dhe Vorës dhe jam përqendruar në Kamëz, që është  një bashki shumë e madhe dhe që ka votuar historikisht të djathtën, por që sot raporti ka ndryshuar kryekëput. Për 1 vit e gjysëm që drejtohet nga kryebashkiak socialist ka një vizion krejt tjetër, dhe njerëzit kanë parë ndryshimin, çdo të thotë të drejtohesh nga një harbut, siç ishte kryebashkiaku i Kamzës deri para një viti e gjysëm, nga xhagajdur që rrethonin bashkinë. Nga një qeveri që u a ka marrë votën dhe një forcë politike që u ka marrë votën e s’ju ka dhënë asgjë mbrapsht. Që i ka lënë fëmijët e tyre të jetojnë pa kanalizime, pa uji pa çerdhe, pa kopshte dhe të tjera e të tjera me probleme shumë të rënda infrastrukturore e sociale, që s’kanë pyetur kurrë për jetën e këtyre njerëzve dhe në këtë 1 vit e gjysëm Kamza është kthyer në një kantier të madh ndërtimi. 23 shkolla kopshte dhe çerdhe të reja po ndërtohen në Kamëz me një cilësi të jashtëzakonshme”, theksoi Spiropali.

“Në Paskuqan, Bathore, Kamëz, Valias, kudo, sepse për ne fëmijët e periferisë duhet të kenë të njëjtat shanse me fëmijët e qendrës sepse s’ka asnjë ndryshim mes fëmijës që lind në Bathore me atë që lind në bllok. Gjithë këto punë të mëdha që janë bërë na e ka lehtësuar punën për të shkuar në terren e dhe për tu takuar me ta, pasi ne nuk vijmë në emër të qeverisë, partisë, por në emër të punës. Ka qenë qeverisja më e keqe në Ballkan, qeverisja në Kamëz dhe në Vorë dhe disa qytete të tjera. I gjithë qarku i Tiranës duket si i çliruar. Ne kemi ndryshuar plotësisht modelin e qeverisjes lokale, dhe qytetarët e kanë kuptuar që ne kemi një model ndryshe në drejtim ndaj ua kërkojmë votën dhe ndaj do i fitojmë 20 mandate në Tiranë”, – tha Spiropali.

“Fat i madh që në 2019 zgjedhjet u bënë që Kamza, Vora, Kavaja, e gjithë qytetet e tjera, por dhe Puka e Tropoja, shihni ndryshimet dhe atje, më në fund po shohin një model zhvillimi në qeverisjen lokale, jo model sundimi. Ata si kanë qeverisur këto zona, se nuk i linin me borxhet që i kanë lënë, 22 mln dollarë borxhe në Kamëz, 8 mln dollarë në Vorë borxhe etj etj. Ne tani po i kurojmë të gjitha plagët dhe po ndërtojmë aty për fëmijët, për të rinjtë, prindërit dhe të gjithë njerëzit, që të ndihen krenar që jetojnë në ato qytete dhe nga këtu buron garancia jonë që për herë të parë ne do të fitojmë edhe Kamzën si PS me Edi Ramën kryeministër. Dhe në qarkun e Tiranës 20 mandate janë krejt realiste”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se, “do vazhdojmë të gjitha punët e mira do t’i mbyllim ato 23 shkolla që kemi planifikuar deri në fund të 2022 dhe do jetë infrastruktura më e mirë arsimore në Republikën e Shqipërisë, do jetë në Kamëz. Do vazhdojmë me rrjetin e kanalizimeve sepse problem të rënda kanalizimet, 52% e popullatës e palidhur dhe ne po bëjmë 50 km kanalizime, po bëjmë ujësjellësat, ndriçimin, rrugët, kudo që të jetë një qytet për të qenë për fëmijët dhe të rinjtë e atij vendi të jenë krenar që janë nga Kamza apo Paskuqani. Do vijojmë me rindërtimin në të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës. Ashtu siç po bëjmë me rindërtimin në 11 bashki e 3 qarqe të vendit. Nuk janë pak, por janë 5 000 shtëpi individuale, mbi 20 kanitere në të gjithë Shqipërinë që ndërtohet intensivisht. Një lagje e re në Valias, do jetë nga më të mirat në qarkun e Tiranës. Po bëhen 23 pallate të reja, që do të kenë edhe çerdhen dhe kopshtin, parkimin, ndriçimin dhe parkun ku del fëmija, ku del i moshuari. Do vijojmë duke dhënë dëmshpërblimet për tërmetin. Duhet mbyllim procesin e vaksinimit për të gjitha zonat, kemi punë të mëdha që nuk mund t’i lëmë në mes ”,- tha Spiropali.

“Nuk  mund të kthehet pas Kamza dhe Tirana, por dhe e gjithë Shqipëria. Shikoni listën e Tiranës dhe krahasoheni me listën tonë në Tiranë. Nuk ka asnjë krahasim sot, ata luftojnë për karrigen e tyre, janë të njëjtët njerëz 30 vjet që veç kanë marrë dhe s’kanë dhënë. Po Fatmir Mediu, që shkaktoi tragjedinë e madhe të Gërdecit, sepse zbatonte urdhrat e familjes për biznes personal dhe sot kërkon tu marrë votën atyre njerëzve. Është Vangjeli dhe Shpëtimi që në Kuvend nuk uleshin pranë njëri-tjetrit dhe sot papritur janë në listë, njëri poshtë e tjetri më lart në listën e PD. Është Mesila, që kaloj nga PD te PDIU, po ç’mund ti sjelli ajo vendit…etj. Sali Berisha i pesti. Luli i pari në listën e Tiranës që është në gjumë sepse të gjithë këta të tjerët e kontrollojnë dhe tani me këta njerëz nuk mund të shkojmë përpara”,-  u shpreh Spiropali.

“Ne na duhet Edi Rama për mandatin e tretë, për projektet e mëdha të infrastrukturës që kemi, jo vetëm për infrastrukturën rrugore por edhe për infrastrukturën e aeroporteve dhe porteve të reja që po ndërtohen në vend. Na duhet Edi Rama për të mbyllur vaksinimin deri në fund të 2022. Na duhet Edi Rama të përmbyllim rindërtimin. Dhe njerëzit të marrin shtëpitë e tyre të reja, siç po ndodh përditë dhe të ndërtohen dhe lagje të reja model të zhvillimit urban. Na duhet Edi Rama, që ne të vijojmë përmirësimin në arsim. Sot nuk ka njeri që thotë mësues në Republikën e Shqipërisë që më nxorën me karrige në rrugë në rresht me flamuj partiak. Nuk ka! Fushata nuk është mbyllur, këtu ka qenë, mund t’i kishim marrë dhe ne mësuesit, mund t’i detyronim të na votonin. E kanë bërë këtë, jo ne nuk e kemi bërë”, – theksoi ajo.

“Ne që prej 2013 i kemi dhënë dinjitet mësuesve. Spitalet sot s’kanë asnjë krahasim me atë që ishin, ne duhet të vijojmë me reformimin e drejtësisë. Drejtësia nuk mund ta kthejnë pas, siç kanë premtuar. Kanë premtuar që do bëjnë referendum kundër reformës në drejtësi. Njerëzit e dyshuar për krime, njerëzit që nuk janë përgjigju kurrë para drejtësisë, ata që pandëshkueshmërinë e kanë patur në themel të politikave të tyre, sepse kontrollonin gjykatësit e prokurorët dhe gjithë sistemin e Drejtësisë, ato duan ta kthejnë pas këtë reform, por nuk ja dalin dot. Duhet ta përmbyllin edhe kantierin e madh të drejtësisë. Prandaj na duhet  mandati i tretë, jo si qëllim në vetvete, por si mjet për të arritur qëllimet që kemi për të realizuar misionin tonë: Shqipërinë europiane, për Shqipërinë e të ardhmes”, – tha Spiropali.

“Sali Berisha është i dëshpëruar dhe vetë, sepse kupton se kë ka vënë në krye të partisë. E kuptoj që s’kanë asnjë shans asnjë  mundësi të kthejnë pas kohën, të kthejnë pas të ardhmen e Shqipërisë. Ata janë e shkuara dhe koha e tyre ka mbaruar”, – vijoj Spiropali.

“Unë jam një luftëtare, unë nuk ndalem, unë nuk lodhem, unë do luftojë për ata njerëz, në Kamëz, Vorë, në gjithë qarkun e Tiranës. Do luftojë që ashtu siç është dhe plani i kësaj mazhorance, qeverisë, pagën minimale ta çojmë 40 000, të luftojmë për më shumë barazim sociale dhe zhvillim për zonat periferike, që janë në fakt qendra e zhvillimit të qarkut dhe Shqipërisë, sepse aty ka energji të madhe njerëzore. Unë do luftoj që Shqipëria të jetë më europiane, do luftojë që në parlament dhe në qeveri të kalojmë të gjitha ato programe që i kemi si për arsimin, si për mësuesit, si për shtresat në nevojë, unë do luftojë jo vetëm për periferinë si koncept fizik, apo si distancë, por edhe për ata që janë në periferi të vendimmarrjes mua do më kenë në krah. Këtë e kam dëshmuar, pasi kam që në 2009 në PS dhe kam luftuar për të gjitha pozicionet që kam në Parti dhe sigurisht këto mundësi mi ka dhënë PS dhe Edi Rama me hapjen e vazhdueshme që i ka bërë partisë. Për çdo hap unë kam luftuar dhe jam këtu, sepse kam miq në PS, sepse kam njerëz që më kanë besuar dhe i kam besuar. Jap dhe marr besim dhe kjo është një arsye. Qëllimi im nuk është ai, qëllimi im është që ne të fitojmë në këto zona, që janë historikisht të abuzuara dhe të dhunuara ku njerëzit janë trajtuar si plaçkë, si pronë dhe ka ardhur koha ti japim një shenjë Shqipërisë në 26 prill një ditë pas votimit, kur të hapen ato kutitë. Është nata mes 25-26 prilli që Shqipëria do zgjohet e lirë nga këta njerëz që i kanë marrë frymën e kërkojnë kthimin pas, e do vijojmë me Edi Ramën dhe PS”, – përfundoi Spiropali.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.