Ballina Flash

Johnson & Johnson teston vaksinën tek adoleshentët

UASHINGTON, 3 prill /ATSH-DPA/ – Kompania farmaceutike amerikane “Johnson & Johnson” njoftoi se tani po e teston vaksinën e saj antiCOVID-19, aktualisht vetëm për të rriturit, edhe tek adoleshentët.

“Vaksina me një dozë së pari do të testohet në një numër të vogël 16-17 vjeçarësh, si pjesë e një prove klinike që ka filluar që nga shtatori”, tha kompania.

Pas shqyrtimit të të dhënave fillestare, prova do të zgjerohet gradualisht në një grup më të madh adoleshentësh më të rinj, nga mosha 12 vjeç.

Vaksina Johnson & Johnson tashmë po administrohet në SHBA dhe, gjithashtu, ka marrë edhe miratimin e BE-së më 11 mars.

Kompania shtoi se do të nisë edhe testimin e vaksinës mbi gratë shtatzëna dhe fëmijët në një të ardhme të afërt./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjatimi i Lanës nga Materniteti i Ri deri te rrethrrotullimi i Shkozës, Veliaj: Investimi rrit vlerën e pronës, vijon puna për rehabilitimin e Lumit Lana deri në Kashar
Artikulli tjetërIntervistë/ Benet Beci, njeriu i qindra projekteve: Do t’ia ndryshojmë njëherë e përgjithmonë faqen Shkodrës, mbetet vetëm të nisim nga puna