Ballina Ekonomi

Miratohen tavanet e shpenzimeve të programit buxhetor 2019-2021

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ – Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 25, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2019-2021, sipas lidhjes nr.1, “Tavanet përfundimtare sipas ministrive të linjës dhe institucioneve buxhetore”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”. e.xh/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHUNGARI – “BMW”-ja ndërton fabrikë me vlerë një miliard euro
Artikulli tjetërVeliaj: Do transformojmë Piramidën e Tiranës në një qendër alternative arsimi