Ballina Flash

Apple feston 45-vjetorin

SAN FRANCISKO, 1 prill /ATSH-ANSA/ – Kompjuteri është një biçikletë për mendjen: ky është një nga reflektimet më të famshme të Steve Jobs mbi teknologjinë, si një mjet për të rritur aftësinë njohëse të njerëzve, një reflektim që përfshin frymën themeluese të “Apple” që sot mbush 45 vjeç.

Ishte 1 prill 1976 kur Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne themeluan Apple Computers.

Kompania e vogël e lindur në një garazh spartan në Los Altos, Kaliforni, me kalimin e viteve do të bëhej mbretëresha e Silicon Valley, një nga kompanitë më të mëdha në botë për nga vlera e tregut.

Nga revolucioni i kompjuterëve të parë personalë, tani trashëgimitë e llogaritura në peshën e arit në ankande, te pika e kthesës e “iPhone”, “iPod” dhe shërbimeve streaming, duke kaluar nëpër disa risi të tilla, si laptopi i parë “Lisa” ose laptopi “Newton”, “Apple” është një histori ulje-ngritjesh.

Tani “Apple”, përtej produkteve, synon për një të ardhme të gjelbër: ajo ka bërë një angazhim për të arritur zero emetime karboni deri në vitin 2030./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas grave dhe vajzave në fasoneri, në maj nis vaksinimi i punonjësve të hoteleve
Artikulli tjetër“Mbajtëm premtimin për spitalin rajonal”/ Ruçi: Më 25 prill duhet t’ia besojmë shtetin njeriut që punon, vizionar e të përkushtuar, Edi Ramës