BRATISLAVË, 1 prill /ATSH-ANSA/ – Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova emëroi sot qeverinë e re të kryesuar nga ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i financave, Eduard Heger, i partisë konservatore Olano.
Qeveria përbëhet nga katër partitë e ish-koalicionit që përfshinte Olano, Liri dhe Solidaritet-Sas, Ne jemi familje, Për njerëzit, nënshkrues të një marrëveshjeje për të zgjidhur krizën qeveritare që përfshinte dorëheqjen e ish-kryeministrit Igor Matoviç.
Shumica e ministrave ekzekutivë të Matoviçit mbeten në qeverinë e re dhe në postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave.
Brenda 30 ditëve nga emërimi i tij, qeveria e Hegerit do të duhet të kërkojë votëbesimin në Parlament.
Koalicioni me katër parti ka një shumicë të madhe në parlament.
Kriza më serioze që nga zgjedhjet e vitit të kaluar u shkaktua një muaj më parë me një blerje të vaksinave ruse Sputnik V të pamiratuara nga BE, me iniciativën personale të ish-kryeministrit Matoviç.
Partnerët e koalicionit bënë thirrje për dorëheqjen e tij dhe një riorganizim të qeverisë pas incidentit./ /ervo/












