Ballina Bota

ATHINË– Gjermania pranon migrantë të tjerë nga Lesbos

ATHINË, 31 mars /ATSH-DPA/ – Gjermania njoftoi sot mbërritjen e 120 migrantëve të tjerë nga ishulli grek Lesbos, numri i përgjithshëm në vend i të cilëve ka arritur në 1 553, sipas Ministrisë greke të Migracionit.

Fluturimi i së mërkurës ishte i fundit që u nis drejtpërdrejt nga ishulli i Egjeut.

Në ditët e ardhshme, pritet të niset një fluturim i fundit nga Athina në Gjermani.

Në atë pikë, numri i përgjithshëm i azilkërkuesve nga Greqia të pranuar në Gjermani do të jetë 2 750 persona.

Qeveria greke ka lëvizur mijëra migrantë nga kampe të mbingarkuara dhe me burime të pamjaftueshme në ishuj të territorit të saj.

Aktualisht, në ishujt e Egjeut lindor jetojnë rreth 14 000 refugjatë dhe migrantë, nga më shumë se 42 000 vitin e kaluar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërmirësim aksesit turistik/ Nënshkruhet marrëveshja për rikonstruksionin e segmentit Perlat-Kurbnesh-Krej Lurë-Fushë Lurë
Artikulli tjetër“Synojmë mandatin e 3-të në Gjirokastër”, Çuçi: Deklaratat e Metës, pjesë e fushatës elektorale të opozitës