Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Prurjet 334 m3/s, prodhimi ditor mbi 17 mijë MWh

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit llogariten 334 m3/s, ndërsa prodhimi është 17240 MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 334 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 292.4 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.22 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.34 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 7170 MWh, në Koman 7200 MWh dhe në Vaun e Dejës 2870 MWh.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeri në 30 mijë vaksinime në ditë/ Rama nga Laçi: Më shpejt sesa e kemi parashikuar vaksinojmë pjesën vulnerabël
Artikulli tjetërBERLIN – Gjermania aplikon testin Covid-19 për mbërritjet në aeroporte