Ballina Flash

Më në fund lirohet Kanali i Suezit

SUEZ, 29 mars /ATSH-DPA/ – Anija gjigante me kontejnerë, që kishte bllokuar Kanalin e Suezit, më në fund arriti të lirojë lundrimin, deklaroi kreu i shërbimeve detare ”Inchcape Shipping”.

Anija me flamurin e Panamasë, ”Ever Given”, e kishte devijuar rrugën e saj gjatë një stuhie rëre.

Zhytësit dhe rimorkiatorët kishin punuar gjatë gjithë kohës për të liruar anijen e madhe 400 metra të gjatë.

”Batica e lartë gjatë natës, e shoqëruar nga një hënë e plotë, ndihmoi në lirimin e anijes”, tha ofruesi i shërbimit. Bllokimi i kanalit çoi në një pezullim të zinxhirëve të furnizimit global.

Sipas autoritetit të kanalit, rreth 370 anije po prisnin kalimin në të dy anët e kanalit, ndërsa sipas Bloomberg mund të ketë rreth 450 anije që presin.

Kanali i Suezit, i cili lidh Mesdheun me Detin e Kuq, siguron rrugën më të shkurtër detare midis Azisë dhe Europës. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdarja nga jeta e Bashkim Finos/ Mesazhe ngushëllimi
Artikulli tjetërAUSTRALI – Morrison riorganizon kabinetin pas një serie skandalesh