TIRANË, 29 mars /ATSH/ Prej ditës së djeshme në vendin tonë nisi procesi i vaksinimit masiv i të moshuarve mbi 70-vjeç.
Në qytetin e Shkodrës pas mbërritjes së vaksinës kineze “Sinovac” në vendin tonë, procesi i vaksinimit ka vijuar për të moshuarit.
Ata janë lajmëruar nga mjekët e familjes në bazë të një udhëzimi të përcaktuara nga strukturat e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor.
Në të gjithë vendin janë kryer rreth 78,000 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe arsimtarët.
/r.e/





















