Ballina Flash

Si ndikon melatonina në stres dhe ankth?

ROMË, 26 mars /ATSH/ – Ankthi është një mekanizëm natyror që ka një arsye për të ekzistuar pasi përgatit trupin të përballet me një rreziqet hipotetike, shkruan faqja e internetit ”Il Giornale”.

Në dritën e kësaj, simptomat tipike të kësaj gjendje shpjegohen lehtësisht me rritjen e ritmit të zemrës dhe frymëmarrjes, rritjen e sekretimit të kortizolit, rrjedhjen e gjakut në muskuj dhe rritja e tonit të tyre.

Këto janë kushte që përgatisin trupin për ”luftë”.

Ajo që e bën ankthin një çrregullim të rëndë është fakti që rreziku i perceptuar shpesh zmadhohet në krahasim me realitetin.

Stresi, i shkaktuar nga detyrat që duhet të kryhen ose nga vështirësia në menaxhimin e situatave veçanërisht problematike, mund të shkaktojë një gjendje ankthi. Kjo gjendje e ndryshuar gjithashtu mund të ketë pasoja në gjumë, duke e bërë të vështirë për të fjetur dhe pushuar pa ndërprerje.

Nëse vuani nga çrregullime të gjumit në lidhje me ankthin ose stresin, mund të jetë e dobishme të merrni suplemente melatonine.

Pse melatonina mund të ndihmojë për stresin dhe ankthin?

Melatonina është molekula e gjumit.

Prodhohet në mënyrë spontane nga gjëndra Pineale në orët në të cilat arrihet faza më e thellë e rënies në gjumë për të favorizuar pushimin dhe rikuperimin e energjisë.

Efektet e melatoninës në trupin e njeriut janë të dobishme dhe janë e kundërta e asaj që ndodh kur ndjeni ankth.

Gjumi, në fakt, relakson trupin duke ngadalësuar ritmin e zemrës dhe frymëmarrjes, duke çliruar muskujt dhe duke zvogëluar furnizimin me gjak të gjymtyrëve.

Kjo ndihmon relaksimin dhe nxit rikuperimin e forcës.

Bërja e gjumit të mirë dhe sasia e duhur e orëve ndihmon sistemin imunitar të mbetet efikas.

Nëse ankthi dhe stresi dëmtojnë prodhimin endogjen të melatoninës, marrja e një sasie ekzogjene përmes tabletave mund të jetë një zgjidhje e mirë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritja e bashkëpunimit/ Guvernatori Sejko takon ambasadorin e Japonisë në Tiranë
Artikulli tjetërKursi i këmbimit/ Forcohet ndjeshëm paundi britanik, zhvlerësohet franga zvicerane