Ballina Bota

GJENEVË – OBSH: Solidaritet më të madh për vaksinat

GJENEVË, 23 mars /ATSH/ – Shpërndarja e padrejtë e vaksinave COVID-19 nëpër botë po bëhet çdo ditë e më groteske, deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus Adhanom, duke ripërtërirë thirrjet për solidaritet më të madh, sipas euronews.com.

“Hendeku midis numrit të vaksinave të dhëna në vendet e pasura dhe numrit të vaksinave të dhëna përmes COVAX po rritet çdo ditë dhe po bëhet grotesk çdo ditë”, shtoi Ghebreyesus.

“Vendet që tani po vaksinojnë njerëz të rinj, të shëndetshëm me rrezik të ulët të sëmundjes po e bëjnë këtë me koston e jetës së punonjësve të kujdesit shëndetësor, të moshuarve dhe grupeve të tjerë në rrezik në vendet e tjera”, shtoi ai.

“Vendet më të varfra në botë po pyesin nëse vendet e pasura me të vërtetë nënkuptojnë atë që thonë kur flasin për solidaritet”, shtoi kreu i OBSH.

Rreth 448 milion doza të vaksinave COVID-19 janë administruar në të gjithë botën deri tani.

SHBA, BM dhe BE së bashku kanë mbi 206 milionë doza./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi miraton paketën e ndryshimeve në projektligjet e Reformës në Drejtësi
Artikulli tjetërReforma në Drejtësi, Xhafaj: Kemi marrë një kosto jo të vogël, por tashmë është realitet i prekshëm