ROMË, 17 mars /ATSH-ANSA/ – Në zemër të “Perseverance”, roveri i NASA-s që arriti në tokën marsiane më 18 shkurt, rreh një mikroqark i vjetër që “Apple” përdori 23 vjet më parë për kompjuterin e saj ikonik.
Sipas faqes në internet të “Neë Scientist”, në fakt, “Perseverance” mundësohet nga një procesor PowerPC 750, i përdorur në kompjuerin origjinal iMac G3 1998 të “Apple”, kompjuteri shumëngjyrësh dhe transparent që shënoi rilindjen e “mollës së kafshuar”.
Megjithatë, në automjetin që u ul në Mars ekziston një variant i këtij mikroqarku i ridizenjuar për t’u bërë ballë temperaturave më të larta, midis -55 dhe 125 gradë Celsius, si edhe goditjeve dhe streseve ekstreme.
“I krahasuar me “Intel Core i5″ të kompjuterit “Apple”, është shumë më i ngadaltë, por ne nuk po flasim për shpejtësi këtu, por më tepër për qëndrueshmëri dhe besueshmëri. Ne duhet të sigurohemi që ajo të funksionojë përgjithmonë”, shpjegoi zëvendësmenaxheri i NASA-s, Matt Lemke.
Procesori “PowerPC 750” sot është i vjetër dhe më pak i fuqishëm se çdo procesor smartphone, por më shumë se 20 vjet më parë ai ishte një koncentrat i vërtetë i teknologjisë, shumë përpara konkurrencës, ishte arkitektura në të cilën mbështeteshin kompjuterat Mac para ardhjes së procesorëve Intel./ /ervo/












