Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, 30 korrik 2018

TIRANE, 30 korrik/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri edhe të dendura me këto të fundit më tepër në relievet malore në Lindje të vendit.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, në orët e mesditës deri në ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët lokalisht mesatar në relievet kodrinore dhe malore në Lindje.

Në orët e nxehta të ditës pranë relieveve malore reshjet edhe në formën e stuhisë afatshkurtër. Nga reshjet përjashtohen zonat e ulta dhe vija bregdetare. Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-15 m/sek më e theksuar në bregdetin Jugor. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.8 metër.

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 21/35  diell re
Kukës 20/33  diell re shi
Lezhë 21/34  diell re
Dibër 17/31  diell re shi
Durrës 21/33  diell re
Tiranë 22/34  diell re
Elbasan 19/34  diell re shi
Berat 21/34  diell re
Vlorë 22/32  diell re
Korcë 17/28  diell re shi
Gjirokastër 17/35  diell re
Sarandë 19/32  diell re

 /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL/ Bonucci kërkon transferimin te “Juventus”
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/7/2018