Ballina SPORT

FUTBOLL/ Bonucci kërkon transferimin te “Juventus”

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ – E njëjta histori, i njëjti vend dhe i njëjti hotel. Ka kaluar një vit pas dëshirës për tu larguar nga “Juventus” dhe për të kaluar te ekipi i “Milanit”, ku menjëherë morri shiritin e kapitenit, Leonardo Bonucci  duket se është penduar dhe ka kërkuar hapur nga përfaqësuesit e të dyja klubeve që të gjejnë një marrëveshje që ta transferojnë atë sërish te klubi “bardhezi”.

Kështu pas 12 muajsh distance, agjenti i lojtarit Alesandro Lucci është takuar në Palazzo Parigi me Fabio Paratici dhe Beppe Marottën, për të gjetur mënyrën për ta transferuar Bonuccin në Torino.

Javën që kaloi mes palëve ka pasur kontakte të rëndësishme./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Shpëtohen 1 200 migrantë në dy ditë, Madridi kërkon një zgjidhje europiane
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 30 korrik 2018