LONDËR, 17 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi se vaksina e AstraZeneca/Oxford kundër COVID-19 është e sigurt dhe shumë efikase, pas pezullimit të saj nga disa vende, pas shqetësimeve për efekte anësore.
“Kjo vaksinë është e sigurt dhe shumë efikase”, theksoi drejtuesi konservator për të përditshme “The Times” duke nënvizuar se ishte gjithashtu shumë e lehtë për t’u shpërndarë.
Vaksina e zhvilluar nga grupi farmaceutik suedo-britanik me Universitetin e Oxfordit është një prej dy, me ato të laboratorëve amerikan dhe gjerman Pfizer/BioNTech, aktualisht më të administruara në kuadër të fushatës së vaksinimit në masë në Britaninë e Madhe, ku rreth 24,5 milionë dozat e para janë injektuar tashmë që prej fillimit të dhjetorit. //ec/






















