Ballina Bota

PRAGË – Spitalet të mbingarkuara, dërgohet jashtë vendit pacienti i parë

PRAGË, 9 mars /ATSH-DPA/- Një 68-vjeçare çeke e sëmurë rëndë me Covid-19 është bërë pacientja e parë që transportohet jashtë vendit për arsye mjekësore, pasi Republika Çeke kërkoi ndihmë për të trajtuar një valë infeksionesh që kërcënojnë të prishin sistemin e saj mjekësor.

Gruaja u transportua nga Usti nad Orlici, në veri të Republikës Çeke, në një spital në qytetin jugor polak të Raciborz, rreth 230 kilometra larg. Ajo u shoqërua nga një mjek për udhëtimin, sipas një raporti nga transmetuesi CT.

Praga kohët e fundit iu drejtua vendeve fqinje për ndihmë, pas një ngurrimi fillestar për ta bërë këtë.

Gjermania dhe Zvicra gjithashtu kanë rënë dakord të marrin pacientë me Covid-19 sepse kaq shumë spitale në Republikën Çeke të cilat janë të mbingarkuara nga pandemia.

Për momentin, rreth 8 500 persona në vend janë të shtruar në spital me Covid-19. Prej tyre, rreth 1 789 konsiderohet se janë në gjendje të rëndë ose me ventilator.

Vendi ka zbatuar kërkesa më të rrepta bllokimi, të cilat duket se kanë një efekt.

Sot autoritetet raportuan 10 466 raste të reja në 24 orët e fundit, gati 2 000 më pak raste sesa ato të raportuara në të njëjtën periudhë kohe një javë më parë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFilmi “Liqeni im” i regjisorit Gjergj Xhuvani shfaqet në European Film Market
Artikulli tjetër“Kush është në listën e kandidatëve nuk ka kontestuar”/ PS ka kapacitetin të bëjë skuadra fituese