Ballina Flash

“Twitter” synon dyfishimin e të ardhurave vjetore

SAN FRANCISCO, 1 mars /ATSH-DPA/ – Platforma e medieve sociale “Twitter” synon të dyfishojë të ardhurat totale vjetore në 7,5 miliardë dollarë deri në fund të 2023, sipas një njoftimi të vetë kompanisë në një takim me investitorët.

Deri atëherë, faqja pritet të rrisë numrin e përdoruesve të përditshëm të arritshëm përmes reklamave nga 192 milionë në 315 milionë.

“Twitter” i gjeneron pothuajse të gjitha të ardhurat e tij përmes reklamave, kështu që paraqet vetëm numrin e personave të arritur nga reklamat, kur raporton metrikat e tij kryesore.

Sipas raporteve të medieve, kompania po planifikon, gjithashtu prezantimin e modeleve të biznesit të abonimit dhe mund të nisë një variant të paguar të aplikacionit, “Tweetdeck”, që u drejtohet përdoruesve profesionistë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMSHMS: Shtyhet me 24 orë dërgesa e “Pfizer”, 15 210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën
Artikulli tjetërVetingu/ KPK konfirmon në detyrë Iliba Bezatin, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë