Ballina Bota

LONDËR – BBC dënohet për lajm të rremë të bujshëm

LONDËR, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Rrjeti informative britanik BBC ka njoftuar se do të paguajë 850 000 stërlina dëmshpërblim në favor të Cliff Richard, 77 vjeç, legjenda e muzikës britanike pop, pasi BBC u akuzua për shkelje të ligjit privatësisë.

Lajmi i saj i bujshëm për dyshime për pedofili nga ana e Richard rezultoi i rremë.

Kjo shumë i shtohet dëmshpërblimit tjetër prej 210 000 stërlinash, të caktuara më 18 korrik nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Anthony Mann./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhamia e Et’hem Beut në ”Rrugët e Besimit”, 1 ndër 6 kantieret e restaurimit
Artikulli tjetërKINË – Inspektim kombëtar pas skandalit të vaksinave