PEKIN, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Policia kineze ka konfirmuar se shpërthimi i ndodhur sot pranë ambasadës amerikane në Pekin ishte provokuar nga një bombë e vogël artizanale që një i ri 26-vjeçar kishte kërkuar ta hidhte, por pa sukses, duke u vetëplagosur.
I riu nga Tongliao, në Mongoli, është identifikuar me emrin Jiang.
Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të plagosur.
Sipas ”Global Times”, një grua kërkoi të digjte veten përpara ambasadës. Ajo u shoqërua në polici. Nuk është ende e qartë se dy episodet kanë lidhje me njëra- tjetrën./ /os/ a.jor.























