Ballina Bota

SHBA – Lufta tregtare prek edhe “General Motors”

UASHINGTON, 25 korrik /ATSH-AFP/ – Grupi i parë amerikan i automjeteve “General Motors” (GM) njoftoi sot se kishte ulur objektivat e tij financiarë për vitin 2018, prekur nga vendimi i presidenti amerikan, Donald Trump për të vendosur taksa të tjera mbi importet e çelikut dhe aluminit.

“Këto dy materiale përbëjnë më shumë se gjysmën e përbërësve të një makine. Gjatë tremujorit të dytë, rritja e çmimeve të tyre ka rritur kostot e GM me 300 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë”, theksoi prodhuesi me rastin e rezultateve të tremujorit.

“Për gjithë vitin, fatura do të jetë më shumë se një miliardë dollarë nëse i shtohen gjithashtu efektet negative të monedhave braziliane dhe argjentinase”, theksoi GM./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Carter: SHBA-ja ka braktisur rolin e kampionit të të drejtave të njeriut
Artikulli tjetërJOHANESBURG – Xi dënon proteksionizmin dhe rrezikun e një lufte tregtare