MADRID, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Princesha Leonor e Spanjës, vajza e parë e mbretit Filipi VI dhe bashkëshortes Letizia si dhe trashëgimtare e fronit, do të ndjekë shkollën e mesme, nga viti i ardhshëm, në institutin ”United World Colleges” të Uellsit, në Britaninë e Madhe.
Kostoja e ”United World Colleges” vlerësohet në 76 500 euro në vit dhe do të paguhet nga familja mbretërore.
Trashëgimtarja e fronit do të fillojë të ndjekë shkollën deri në fund të gushtit dhe fillimit të shtatorit, raporton Royal House në një njoftim të publikuar nga agjencia spanjolle e lajmeve, EFE.
Princesha do ta bëjë këtë në përputhje edhe me angazhimet e saj institucionale në Spanjë./ /ec/























