ROMË, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Xiaomi prezantoi globalisht smartfonin e ri Mi 11 5G, me procesor Qualcomm Snapdragon 888, një kamerë të pasme 108 MP dhe karikim pa tel 50 W.
Ekrani 6,81 inç mori një vlerësim A+ nga DisplayMate, një institucion në fushën e analizës së cilësisë së ekranit dhe mund të arrijë një shpejtësi të qetë rifreskimi prej 120 Hz.
Për të kompletuar pajisjet e panelit ekziston Glass Victus, një mbrojtje inovative që premton të mbrojë nga gërvishtjet dhe pikat aksidentale.
Xiaomi Mi 11 5G do të jetë i disponueshëm duke filluar nga marsi, me një çmim prej 799,90 euro për konfigurimin 8 GB + 128 GB dhe me 899,90 euro për variantin 8 GB + 256 GB./ a.jor.






















