Dy testime për udhëtarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe

LONDËR, 9 shkurt /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe parashikon që të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në vend të kryejnë dy teste për COVID-19 për të shmangur importimin e varianteve të koronavirusit të ri, theksuan sot mediet britanike.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, do të njoftojë sot para deputetëve këtë masë, që parashikon, sipas medias, një test në ditën e dytë dhe të tetë të një karantine të detyrueshme prej 10 ditësh.

Kjo i shtohet gjithashtu detyrimit, për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe, të paraqesin një test antiCOVID-19 para nisjes së tyre.

“Riforcimi i regjimit tonë të testeve për të mbuluar të gjithë të mbërriturit gjatë izolimit të tyre do të ofrojë një nivel mbrojtjeje shtesë dhe do të na mundësojë për të zbuluar më mirë rastet e reha që mund të jenë sjellë në këtë vend dhe do të na japë mundësinë për të zbuluar variantet e reja të COVID-19”, theksoi një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, pa dhënë shumë detaje.

Ministri Matt Hancock gjithashtu duhet të detajojë kushtet e izolimit në hotel, duke nisur nga 15 shkurti, për banorët britanikë që vijnë nga rreth 30 vende të konsideruara me rrezik të lartë, përfshirë Afrikën e Jugut ku një variant i ri konsiderohet të jetë më virulent.

Duke shprehur keqardhje për rreth 113 000 viktima, numri më i madh i vdekjeve në Europë, Britania e Madhe është aktualisht subjekt i një kufizimi të rreptë pasi pësoi një shpërthim të kontaminimeve që i atribuohen variantit më ngjitës që është shfaqur në jug të Anglisë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.