SHKUP, 25 korrik /ATSH-MIA/ – E ardhmja e Maqedonisë është në NATO dhe BE dhe ky nuk është vetëm mendimi im, por edhe i institucioneve europiane dhe unë kam dëshirë ta shoh Maqedoninë, në anën time në Europë, sa më shpejt, sepse, stabiliteti, paqja, prosperiteti dhe demokracia e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme”, deklaroi dje ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Michael Roth.
”Por, duhet të jetë e qartë se pa marrëveshje për kontestin për emrin, nuk shoh shans që ju të hyni në NATO dhe në BE”, theksoi ai.
“Prandaj ne duhet t’i realizojmë premtimet tona dhe Maqedonia duhet t’i realizojë premtimet e veta. Ky nuk është detyrim vetëm i qeverisë, por edhe i aktorëve politikë, për ta ndërmarrë përgjegjësinë për tërë vendin. Politika nuk është lojë!”, tha mes të tjerash, ministri Roth./ a.jor.






















