Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte 4 shkurt 2021

TIRANE, 4 shkurt /ATSH/ -Moti sot parashikohet të jetë me alternime vranësirash kalimtare dhe kthjellime.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësirat do të jenë më tepër të përqëndruara në relievet malore si dhe zonën e Veriperëndimit.

Mjegull /mjegullinë në orët e para të mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje  me shpejtësi 1-7m/s, hera-herës përgjatë vijes bregdetare deri në 10m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 me lartësi vale 0.2-1.0m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/14 re diell
Kukës 2/17 re diell
Lezhë 2/16 re diell
Dibër 2/12 re diell
Durrës 8/18 re diell
Tiranë 5/20 re diell
Elbasan 4/17 re diell
Berat 4/20 re diell
Vlorë 5/19 re diell
Korçë 1/12 re diell
Gjirokastër 0/16 re diell
Sarandë 6/20 re diell

 

/e.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjermania dyfishon kërkesën për burimet e riciklueshme
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/02/2021