Ballina Bota

COVID-19 – OBSH heton në laboratorin e Wuhanit

PEKIN, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë vizituan një qendër kërkimore në qytetin kinez të Wuhanit si pjesë e hetimit të tyre për origjinën e pandemisë së koronavirusit.

Wuhan është vendi ku virusi u mendua se kaloi për herë të parë nga kafshët tek njerëzit, edhe pse Kina e ka kundërshtuar këtë.

Shumë shpejt ai u përhap në pjesë të tjera të Kinës dhe më pas në të gjithë botën.

Vizita në Institutin e Virologjisë Wuhan (WIV) konsiderohet si një pjesë kryesore e hetimit të ekspertëve.

Laboratori është një institucion kryesor nën Akademinë e Shkencave të Kinës.

Ai kryen kërkime me koronavirusët nga lakuriqët e natës, të cilët dyshohet se janë burimi i pandemisë.

Teori konspiracioni kanë qarkulluar se virusi mund të ketë shpëtuar nga laboratori, por ekspertët ndërkombëtarë dhe kinezë e kanë hedhur poshtë këtë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrupi i gjakut përcakton edhe nivelin e sistemit imunitar tek njerëzit
Artikulli tjetërATHINË – Perdikaris drejtori i ri i agjencisë greke të lajmeve, ANA