Ballina Flash

“Xiaomi” prezanton karikuesin në distancë

ROMË, 1 shkurt /ATSH-ANSA/- Kompania “Xiaomi” duket se i ka mundur konkurrentët e saj në kohë duke prezantuar “Mi Air Charge”, pajisjen për karikim në distancë pa tel dhe furnizim me energji elektrike.

“Në praktikë, sistemi mundëson rimbushjen e një pajisjeje përmes valëve elektrike të përhapura nga një antenë në dhomë”, sqaroi “Xiaomi”.

“Ai krijon një komunikim të vazhdueshëm midis aparatit karikues dhe pajisjes, në mënyrë që të dihet në çdo çast se ku ndodhet celulari dhe të dërgojë energjinë në atë drejtim, duke e bërë atë të rrjedhë në bateri”, shtoi kompania.

Sidoqoftë, ajo nuk specifikoi distancën maksimale që mund të kërkohet.

Në të ardhmen, “Xiaomi” synon ta zbatojë këtë sistem edhe në orët inteligjente, brezat inteligjentë dhe pajisjet e tjera portative./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbrojtja e vlerave të Beratit/ Meta takim me përfaqësi të shoqatës “Antipatrea”
Artikulli tjetër“Spotify” sugjeron muzikën sipas ndjenjave