Ballina Bota

BRUKSEL – BE gjobë kundër katër prodhuesve elektronikë

BRUKSEL, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian gjobiti katër prodhues elektronik të njohur, holandezin “Philips”, tajvanezin “Asus” dhe japonezët “Denon & Marantz” dhe “Pioneer” për praktika të papërshtatshme në tregtinë në internet.

Ekzekutivi europian, mbrojtësi i konkurrencës në BE, ka kritikuar katër kompani për vendosje të çmimeve fikse ose minimale për shitësit e tyre në internet.

“Asus” ka qenë më i sanksionuari me një gjobë prej 63,5 milionë euro, ndjekur nga “Philips” me 29,8 milionë euro, Pioneer (10,1 milionë euro) dhe Denon & Marantz (7,7 milionë euro).

Të gjitha gjobat janë reduktuar me 50% për Pioneer, 40% për të tjerët”, theksoi Komisioni sepse këto katër kompani kanë bashkëpunuar me ekzekutivin europian duke pranuar faktet dhe duke ofruar prova për praktikat e tyre të paligjshme.

“Katër prodhuesit kontaktonin me shitësit në internet, që i shisnin prodhimet e tyre me çmime pak të larta”, theksoi Komisioni.

“Më shumë se gjysma e europianëve kryejnë tashmë blerje në internet. Si pasojë e masave të marra nga këto katër kompani, miliona konsumatorë europianë kanë paguar më shtrenjt aparatet e kuzhinës, tharëset e flokëve, laptopët, kaskat dhe shumë prodhime të tjera”, theksoi komisionerja europiane për Konkurrencën, Margrethe Vestager, cituar në një komunikatë./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Manchester United”, “Chelsea” apo “PSG”? Aleks Sandro ka vendosur të ardhmen e tij
Artikulli tjetërKapet kreu i një grupi kriminal në Shkodër, Kulla tentoi të kalojë kufirin me pasaportë false