Ballina Flash

LG braktis prodhimin e smartfonëve

SEUL, 22 janar /ATSH-ANSA/ – Gjiganti korean i teknologjisë, LG ,do të braktisë prodhimin e smartfonëve.

“Në tregun global, konkurrenca në industrinë e telefonisë mobile është bërë më e ashpër”, deklaroi kompania LG.

Kompania që prodhon jo vetëm smartfonë, por një gamë të gjerë produktesh teknologjike, përfshirë pajisjet më fitimprurëse, në 23 tremujorë radhazi ka shënuar humbje totale në sektorin e smartfonëve prej rreth 4,5 miliardë dollarë.

Shefi ekzekutiv i LG, Brian Kwon tha se kompania ka në plan të mbajë punonjës pavarësisht se çfarë ndodh me njësinë mobile.

Sipas analistëve, nëse LG mbyll biznesin e telefonisë celulare, kjo mund të rrisë kapitalizimin e saj të tregut pasi më shumë se pesë vjet humbje akumulative peshuan në vlerësim.

Më në fund, fundi i biznesit të saj të telefonisë mund të ndihmojë gjithashtu LG të përqendrohet në zgjerimin e biznesit të automjeteve, ku kohët e fundit nisi një ndërmarrje të përbashkët me furnizuesin e automjeteve ”Magna International” për të prodhuar pjesë këmbimi të makinave elektrike. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCertifikimi i markës e bën më të lehtë shitjen e produkteve/ Procedurat që duhet të ndiqen
Artikulli tjetërCOVID-19/ Sejko: Aktiviteti ekonomik pritet të rikuperohet gradualisht gjatë këtij viti