Ballina Flash

Shtyhet dalja e filmit të ri të James Bond

LONDER, 22 janar /ATSH-DPA/ – Publikimi i filmit të ri të James Bond “No Time To Die”, është shtyrë përsëri.

Filmi i 25-të i James Bond është planifikuar tashmë për premierën e tij botërore në kinema më 8 tetor, sipas një njoftimi në faqen e internetit ”007”.

Raundi i fundit i Daniel Craig si spiuni britanik James Bond u planifikua fillimisht për në tetor 2019, por u shty në shkurt dhe më pas në prill 2020 për shkak të një ndryshimi të regjisorit, nga Danny Boyle në Cary Joji Fukunaga, dhe rishikimet e skenarit.

Ai u bë një nga filmat e parë që kishte një datë të shtyrjes së shfaqjes për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për shkak të pandemisë janë vonuar edhe shumë filma të tjerë, se ky sektor po has edhe probleme financiare. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendra e re shëndetësore në Rrogozhinë/ Banorët: Kushtet janë optimale
Artikulli tjetërNis faza përgatitore për censin e Bujqësisë